E Diel, 1 Nëntor 2026

Votojnë të burgosurit, të shpërngulurit dhe të sëmurët

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese do ta realizojnë 1.446 votues, ndërsa jashtë vendit të jetesës 136 zgjedhës me status të personave të shpërngulur brenda vendit, personat që ndodhen në vuajtjen e masës së burgimit shtëpiak dhe personat e sëmurë, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore, transmeton zhurnal.

Votimi ka filluar në orën 7 dhe do të zgjasë deri në ora 19.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Janë parashtruar 350 lista për kryetarë të komunave dhe 480 lista për këshilltarë. Në 2.976 vendvotime, votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.

Për kryetar dhe për Këshilltar të kryeqytetit Shkup, të drejtën e tyre për votë mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore në 536 vendvotime./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›