E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden per pagen, plagos kamerierin

Pronari i nje moteli ne dalje te qytetit te Lushnjes, dyshohet se ka tentuar te vrase me pistolete kamerierin, pas nje grindjeje per pagesen. Besnik Sulaj, 35 vjec, eshte kapur pasditen e djeshme ne bregdetin e Divjakes, pas me shume se dy oresh kerkime. Ai akuzohet se ka qelluar me nje pistolete tip TT mbi 25-vjecarin Emiljano Mone, i punesuar si kamerier ne motelin "Montrei", qe ndodhet ne rrethrrotullimin e Cermes, ne dalje te qytetit te Lushnjes. Plumbat kane goditur 25-vjecarin ne qafe, krahe e gjoks. Burime nga personeli mjekesor i spitalit te Lushnjes bene te ditur se ai eshte ne gjendje te rende per shkak te hemorragjise se shumte dhe i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Sipas policise, gjithcka ka nisur pas nje grindjeje per pagesen e 15-diteshit te pare te muajit prill. Kamerieri duket se, i pakenaqur nga pagesa, ka vendosur te braktise punen. Largimit te tij dyshohet se pronari i eshte pergjigjur me plumba e me pas ka marre arratine drejt Divjakes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›