Haradinaj: Me PDK-ne për proceset

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush, Haradinaj, ka rikonfirmuar edhe një herë që është i interesuar të hyjë në bashkëqeverisje më partin e Hashim Thaçit.
Sipas tij, afria e AAK-së me PDK-në është bërë me qëllim që të ndihmohen proceset, në të cilat po kalon vendi. Pas takimit që ai pati me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, Haradinaj tha se projektet që Aleanca i ka për qeverisje , janë projekte dhe vendime që partia e tij i ka marrë si reflektim i gjendjes në vend.
“Projektet që i kemi për qeverisje tani, janë projekte dhe vendime që AAK i ka marrë si reflektim i gjendjes në vend. Nuk janë në raport apo nder lidhshmëri me një në relacion me spektrin tjetër politik. Por janë përgjegjësi që ne e ndjejmë për gjendjen në vend dhe zgjidhja që ne ofrojmë është për një kualitet më të mirë të qeverisjes së gjendjes në vend”, tha ai.
Haradinaj ka folur edhe për takimi e tij më kreun e PDK-së dhe me liderin e LDK-së, që e ka pasur para dy ditëve. Ai ka thënë se me Thaçin nuk është takuar për të ndarë hiset brenda qeverisë, kurse me LDK-në, thotë se bashkëpunimi është i hershem dhe se ka një mirëbesim të ndërsjellë./Indeksonline/