E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Misioni i AAK-së,ta nxjerrë Kosovën nga gjendja aktuale

Kosova e pavarur udhëhiqet nga institucione të korruptuara dhe të komprometuara- ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
"Misioni ynë është për ta nxjerrë Kosovën nga gjendja në të cilën e kanë sjellë institucionet e sotme. Ky mision mund t'i bashkojë Aleancën, shoqërinë civile, njerëzit e politikës, qytetarët e vendit, miqtë të cilët besojnë se Kosova ende është tregim i suksesit. E kam për nder që së bashku me ju këtë mision ta bëjmë realitet", ka thënë Haradinaj.
Ndërsa nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, ka thënë se dy vjet pas pavarësisë "po kuptojmë që jemi shumë larg të qënit një shtet i stabilizuar dhe i qëndrueshëm".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›