E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laura Bush ngre akuza të rënda

Në librin e titulluar “Spoken from the Heart”, ish-Zonja e parë e SHBA-së, Laura Bush, ka ngritur një akuzë një akuzë shumë të rëndë.

Ajo thotë se në vitin 2007, gjatë samitit të grupit G8, që u zhvillua në Gjermani, bashkëshorti i saj, George Bush nuk u ndie mirë dhe kishte dhimbje barku për shkak të një përpjekje për ta helmuar. Ajo i referohet drekës zyrtare te 7 qershorit.

“Të nesërmen në mëngjes, presidenti u zgjua me një dhimbje në stomak”, shton Laura. Ajo thotë gjithashtu se bashkëshorti dhe disa anëtarë të stafit u ndien keq dhe Shërbimet Sekrete nisën një hetim. Por nga ana tjetër, mjekët thanë se bëhej fjalë për një virus të thjeshtë.

“Asnjë prej anëtarëve të delegacioneve të tjera nuk ndjeu të njëjtat shqetësime”, shton më tej Laura Bush.

Laura nuk lë pa kujtuar edhe dramën në moshën 17 vjeçare kur ajo shkaktoi një aksident, ku humbi jetën një miku i saj, çka bëri që disa vite pas vitit 1963 ajo të humbte besimin në religjion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›