Obama dhe zgjedhjet e nëntorit
Shumica e ekspertëve politikë besojnë se republikanët do ta kenë me të lehtë sesa demokratët për të motivuar përkrahësit e tyre kryesorë për zgjedhjet e gjysmë-mandatit, të cilat do të zhvillohen në nëntor.
Të dy partitë në SHBA kanë intensifikuar përpjekjet për grumbullim të parave, përderisa po vazhdon fushata për zgjedhjet e gjysmë-mandatit, të cilat do të zhvillohen në nëntor, ndërkohë që presidenti amerikan, Barack Obama, u dërgoi një videokasetë mbështetësve të fushatës për t'u kujtuar atyre përpjekjet e fushatës së tyre fitimtare të dy viteve më parë.
"Ju takon juve që të siguroheni që të rinjtë, afrikano-amerikanët, latinët dhe gratë që fuqizuan fitoren tonë në 2008 të qëndrojnë se bashku përsëri", tha presidenti.
Shumica e ekspertëve politikë besojnë se republikanët do ta kenë me të lehtë sesa demokratët për të motivuar përkrahësit e tyre kryesorë.
Madje edhe miratimi i reformës së kujdesit shëndetësor, prioriteti kryesor i presidentit në politikat e brendshme, ka bërë pak për të ndihmuar mbështetjen e presidentit nëpër anketa, thotë Peter Brown nga Universiteti Quinnipiac.
”Ata patën menduar që pas miratimit dhe nënshkrimit në ligj do të ndodhte ajo që quhet- efekti i fituesit dhe njerëzit do të përkrahnin presidentin dhe do të shtohej përqindja e mbështetjes për punën e tij. Faktikisht kjo nuk ndodhi dhe numrat nuk lëvizën, çfarë nuk është diçka shumë e keqe, por as diçka shumë e mirë”, theksoi Brown.
Mbështetja për punën e presidentit sillet te 50 përqindëshi dhe më e ulët në anketat e fundit. Anketat e opinionit publik tregojnë se shumica e amerikanëve e pëlqejnë presidentin, edhe nëse ata nuk janë dakord me politikat e tij.
Historikisht, mbështetja publike për presidentin mund të ketë ndikim në zgjedhjet e pjesshme për në Kongres. Gjatë 50 viteve të fundit, partia që ka pasur presidentin thuajse gjithmonë ka humbur vende në zgjedhjet e pjesshme, kur mbështetja për presidentin ka renë nën 50 për qind.
Dobësitë më të dallueshme për demokratët në perspektivën zgjedhore janë ekonomia dhe papunësia e madhe. Megjithëse ka shenja se ekonomia po përmirësohet ngadalë, mungesa e shtimit të vendeve të punës duket se do të ndikojë negativisht për demokratët në nëntor, thotë David Wasserman nga Cook Political Report.
”Ka të ngjarë që demokratët të përballen me humbje në nëntor, sepse situata e papunësisë është ajo që ndikon në qëndrimin votuesve ndaj partisë në pushtet”, theksoi Wasserman.
Republikanët po ashtu po përfitojnë nga aktivitetet e lëvizjes Tea Party, aktivistë konservativë të bazës që po mobilizohen kundër presidentit dhe demokratëve në Kongres.
Ish-kongresisti republikan, Dik Armi nga Teksasi, i cili ka inkurajuar fenomenin Tea Party, pret që lëvizja të luajë një rol kryesor në mobilizimin e votuesve në nëntor, me qëllim që ata të votojnë kundër demokratëve.
”Tani ekziston mundësia qe vota të shkojë në favor të republikanëve. Dhe tani amerikanët e kanë të qartë se duhet të votojnë kundër demokratëve”, thotë Armi.
Shumica e analistëve besojnë se mbështetësit e Tea Party do të votojnë për kandidatët republikanë në nëntor. Anketat tregojnë se shumica e republikanëve dhe votuesve të pavarur kundërshtojnë agjendën ekonomike të presidentit, kryesisht sepse mendojnë se është shumë e kushtueshme dhe do të rrisë deficitin buxhetor.
Ndërkohë që demokratët e kuptojnë se republikanët mund të marrin më shumë vende në nëntor, ata argumentojnë se përmirësimi i ekonomisë gjatë dy viteve të ardhshme do të ndihmojë në rizgjedhjen e presidentit Obama në vitin 2012. (VOA)