E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani do të ndihmojë Sirinë

Zëvendëspresidenti iranian, Mohammad Reza Rahimi, deklaroi se Irani do të kundërpërgjigjet në rast se Izraeli ndërmerr ndonjë sulm kundër Sirisë.
Këtë deklaratë, Rahimi e bëri në përfundim të një vizite dyditore në Damask.

"Do të jemi përkrah Sirisë kundër të gjitha kërcënimeve dhe nëse dhunuesit e tokës palestineze do të përpiqen të bëjë diçka, ne do t'ua presim rrugën", deklaroi Rahimi gjatë një konference për shtyp të përbashkët me kryeministrin sirian, Mohammad Naji Otri.

"Siria është një vend i fortë, i gatshëm kundër kërcënimeve. Pa asnjë dyshim, Irani do të mbështesë Sirinë me të gjithë mënyrat dhe kapacitetet që zotëron, në rast përballjeje me armiqtë dhe dhunuesit e tokës së Palestinës", theksoi Rahimi me ashpërsi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›