Maqedonia nën “thjerrëzën” e BE-së, vendimi në qershor

Shefat e diplomacisë së Evropës gjatë ditës së sotme në Luksemburg e kanë shqyrtuar raportin e pranverës për Maqedoninë, kurse vendimin se a do të ketë ose jo datë për bisedimet me BE-në do ta vendosin në muajin qershor.
Ministrat e punëve të jashtme vetëm se i kanë shqyrtuar raportet e Komisionit për Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën, ku do të pasojë analizë më e hollësishme në të ardhmen më të nënshkruar tekstin formal për eurointegrimet e këtyre tre shteteve në muajin qershor, shkruan zhurnal.
“Në Këshillin e sotëm komisari Fyle i ka paraqitur raportet e saja për Serbinë, Kosovën dhe për Maqedoninë të publikuar javën e kaluar. Duke e pasur parasysh se raportet për Kosovën dhe Serbinë ishin miratuar paraprakisht, kështu që do të shqyrtojmë edhe raportin për Maqedoninë me qëllim që në muajin qershor do të sjellim vendimin e duhur”, tha Emon Gilmor, zëvendëskryeministër i Irlandës.
Në raportin e Fyles skanohet situata që ka të bëjë me dialogun e nivelit të lartë, rrjedhën e dialogut politik pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, marrëdhëniet ndërfqinjësore me Bullgarinë dhe Greqinë etj./Indeksonline/