Greqi, 100 vatra zjarri 24 oret e fundit
Autoritetet u kërkuan banorëve të evitonin të gjitha aktivitetet që mund të shkaktonin zjarr për shkak të kushteve të motit.
Zjarret kanë vazhduar përgjatë gjithë natës në rajonin “Grammatikos”,55 km në verilindje të Athinës, pavarësisht nga puna e zjarrfikësve për të penguar që flakët të mbërrin në fshatrat aty pranë.
Zjarri i shpërthyer gjatë orëve të pasdites u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të ngrohta duke shkrumbuar plotësisht pyjet përreth si dhe toka të mbjella me ullinj.
Të rrezikuara kanë qenë fshatrat e Grammatiko dhe Sesi, ndërsa avionët dhe helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhynin në shuarjen e flakëve për shkak të errësirrës.55 zjarrfikës e 20 automjete vazhduan punën përgjatë gjithë natës.
Zjarret në Greqi janë një femnomen që ndodh shpesh muajt e nxehtë të verës. Dy vjet më parë flakët që zhuritën fshatra të tërë në Peloponez shkaktuan 67 viktima.