E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Policia te arrestoje agresoret tane, ose do ta zgjidhim vete"

Librazhd - Familja Bisku, kerkon drejtesi dhe qe policia te veproje, ne te kundert do te zgjidhin vete, problemin e pronave, qe kane me fqinjet e tyre. Pas nje sherri per token Astrit Bisku 38 vjec nga Pishkash Veriu i Komunes Qukes gjendet ne gjendje te rende ne spitalin e Librazhdit ne sallen e reminacionit. Kane qene dy vellezerit Besnik Bisku 24 vjec dhe Lulzim Bisku 18 vjec, ky i fundit gjimnazist ne shkollen e mesme te Perrenjasit, te cilet masakruan me shishe dhe hekur, Astrit Biskun per nje cope gardh. Konflikti vazhdon prej disa vitesh dhe sipas njerit nga vellezerit e Astritit ka mbetur vetem marrja e hakut vete sepse prej vitesh jemi keqtrajtuar rrahur barbarisht nga keta djem dhe Komuna e Qukesit si dhe inspektori i policise se zones, gjithnje i ka mbrojur ku shume here u jane marre edhe deklaratat. Para kater vitesh eshte rrahur barbarisht motra e Astritit, e cila ka qene me fraktura ne Spitalin e Librazhdit, po ashtu te shtate pjesetaret e tjere te familjes ku rasti me i fundit eshte rasti i Astritit ku eshte konfirmuar dhe nga Mjeku Ligjor, Liman Menalla. Policia e Librazhdit ka ndaluar njerin nga vellezerit Lulezimin i cili eshte ne gjimnaz por nuk ka ndaluar vellane tjeter i cili gjendet i strehuar ne fshat. Familjaret kerkojne drejtesi pasi prej 18 vitesh ka vetem konflikte dhe sherre pa fund. Ne te kundert thone ata, do te veprojme vete pasi nuk mund te mbajme mbi supe me. Ngjarja ka ndodhur dy net me pare kur Astriti ka qene rruges duke ikur per ne shtepi kur dy vellezerit i kane zene pusi dhe e kane gjuajtur me mjete te forta.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›