E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i 210 kilograme hashash, burg Cacit

Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per te pandehurin Edmond Caci. Nga ana tjeter gjykata ka vendosur ne mungese edhe dy masa te tjera sigurie per dy bashkepunetoret e Cacit te cilet jane shpallur persona ne kerkim. I pandehuri eshte mbrojtur dje nga nje avokat i caktuar kryesisht nga gjykata i cili i ka kerkuar gjykatesit te gatshem Dritan Hallunaj caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e kerkuar nga prokuroria. Nga ana tjeter perfaqesuesi i prokurorise i ka bere me dije gjykates se i pandehuri ishte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet te jete autori i trafikimit te 210 kilograme kanabis sativa. Ngjarja per te cilen hetohet i pandehuri, ka ndodhur me 16 dhjetor te vitit 2006. Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur ndaj te pandehurit, akuzen e "trafikimit te lendeve narkotike". R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›