E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja dyqanit te armeve te gjahut, njeri ne pranga

Nje 32 vjecar ka rene ne pranga per vepren penale te vjedhjes. Ilir Sinani, lindur me Tepelene dhe banues ne Tirane eshte arrestuar dje nga specialistet e seksionit kunder vjedhjeve e biznesit. Sipas burimeve nga policia 32 vjecari dyshohet se ne bashkepunim me nje tjeter, kane vjedhur ne bulevardin "Zogu i I-re" dyqanin e armeve te gjahut "ARMS SB". Pas denoncimit te bere nga pronaret e ketij dyqani, policia ka arritur te identifikoje edhe autoret e saj. Gjate momentit te arrestimit Sinanit iu gjeten dhe sekuestruan kater arme gjahu (teke) te tipit shotgan. Prokuroria e Tiranes e cila ka marre materialet hetimore, ka ngritur ndaj Sinanit akuzen e "vjedhjes". Burimet kane bere me dije se po punohet per kapjen e bashkepunetorit te 32 vjecarit. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›