Intervista/Topi: Anëtarësimi në NATO, siguri dhe investime
Zoti President, është momenti i gëzimit në delegacionin e Shqipërisë. Ju morët fjalën në ceremoninë e ftesës. Si e vlerësoni këtë moment?
Vlerësim më të madh besoj se nuk kemi pritur. Është momenti më historik, kur Shqipëria bëhet pjesë e aleancës më të madhe të paqes, pjesë e NATO-s. Shqipëria morri ftesën për antarësim dhe besoj që shumë shpejt, pas ratifikimit nga vendet e NATO-s, shumë shpejt, ne do bëhemi pjesë me të drejta të plota të aleancës më të madhe, e cila ka marrë dimensione shumë të forta për ruajtjen dhe ekuilibrin e paqes në botë. Në mënyrë të veçantë, kjo vlen shumë për vendet e Ballkanit, të cilat kanë pasur një histori të trazuar përsa i përket luftrave ndëretnike. Marrja e ftesës nga Shqipëria dhe Kroacia presupozon që këto dy vende kanë bërë reformat e duhura. E njëjta gjë u tha edhe për Maqedoninë, por ju e dini se Maqedonia nuk morri ftesë për shkak të problemit që ka me çështjen e emrit. Gjithsesi, ne shpresojmë që edhe Maqedonia shumë shpejt të jetë pjesë e asaj aspirate që kanë pasur vendet e “Adriatik 3-shit”. E gjithë ëndrra euroatlantike e vendeve të Ballkanit do të jetë e tillë që do t’i japë më shumë siguri vendeve tona, do të demokratizojë më shumë jetën e institucioneve tona, do ta bëjë jetën e njerëzve më të mirë, më të sigurtë. Natyrisht, pas sigurisë vijnë të gjitha investimet. Investitorët janë gjithmonë të interesuar të investojnë në vendet e sigurisë së lartë. Unë besoj që me ditën e sotme fillon të shkruhet një histori për popullin shqiptar, për kombin shqiptar dhe besoj se është ngjarja e dytë që kemi përjetuar brenda një muaji e gjysëm, pas pavarësisë së Kosovës. Një ngjarje që e ka kthyer ambientin e shoqërisë shqiptare në një ambient feste.
Në fjalimin tuaj, z. President, ju referuat Kosovës. Si mendoni se do ta luajë më tej Shqipëria rolin e saj në drejtim të çështjes së Kosovës, në drejtim të integrimit të Kosovës, tashmë në familjen evropiane?
Besoj që perspektiva edhe për Kosovën është totalisht e hapur. Kosova përveç njohjes mjaft intensive që po merr nga të gjitha vendet, do të futet patjetër në rrugën euroatlantike. Shqipëria do të bëjë ç’është e mundur, jo vetëm që ta vazhdojë suportin për këtë rrugë por, duke ditur fare mirë që liderët kosovarë kanë luajtur një rol shumë moderator dhe mjaft të qytetëruar në jetën e institucioneve të Kosovës dhe në mjedisin multietnik të Kosovës, ne jemi të bindur që rruga për integrimin e Kosovës në familjen euroatlantike do jetë një rrugë shumë e shpejtë.
Dhe, së fundi, z. President, ndërsa në Bukuresht Shqipëria mori ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, në Shqipëri kemi një situatë politike jo të qetë. Opozita është duke e kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. A besoni ju se një ri kompozim i qeverisë do të ndikonte në qetësimin e situatës? Cili është mendimi juaj?
Unë, si President i Republikës, mund të flas vetëm për nevojën e komunikimit dhe të bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës, për të cilin do të luaj një rol moderator, sikurse e kam luajtur deri tani. Çështjet e ri kompozimit apo ristrukturimit të qeverisë mbeten çështje ekskluzive të mazhorancës politike dhe të kryeministrit.