Ditarët e fshehtë të Prokofievit
Është dhjetor i vitit 1922. Sergei Prokofiev merr një letër me anë të së cilës informohet se dorëshkrimet që ia kishte lënë për ruajtje një shtëpie botuese, pas ikjes me urgjencë nga Rusia në maj të vitit 1918, ishin zhdukur. Në grumbullin e madh me letra ndodheshin një koncert për piano, disa kompozime të fëmijërisë së hershme, një libër shënimesh, një ditar në të cilin kishte rrëfyer ngjarjet e jetës së tij të periudhës kohore shtator 1916-shkurt 1917, fotografi, letra të të atit dhe disa shënime që i kishte bërë pas lojërave të shahut. Por ajo që Prokofiev "qante" më shumë ishte humbja e ditarit. "Humbja e ditarit ishte një tragjedi. Ishte dimri im i fundit i kaluar në Petrograd dhe kulmi i shpërthimit të talentit tim. Në të kisha shkruar për shqetësimet dhe gëzimet profesionale, dashuritë e ndjenjat, si dhe gjithçka që kishte të bënte me jetën time të asaj periudhe", thoshte më vonë vetë artisti i madh. Për fat, ditarët nuk ishin zhdukur për të humbur përgjithmonë. Ata thjesht kishin shkuar në duart e qeverisë sovjetike të kohës dhe ishin fshehur në arkivat shtetërorë për vite me radhë, derisa i biri dhe nipi i kompozitorit të madh morën lejen që t‘i transkriptonin, dhe kjo ishte një detyrë shumë e vështirë, duke qenë se materiali ishte shkruar me shumë shkurtime. Një nga rrëfimet më interesante të ditarit është edhe dëshmia e drejtpërdrejtë e Prokofievit për revolucionin e vitit 1917, nisja e tij nga Rusia drejt "Tokës së premtuar", Amerikës, dhe vitet që pasuan mbushur me udhëtime, kompozime, shfaqje edhe në shoqërinë e mikut të tij Stravinski (i cili deklaroi se Prokofievi ishte kompozitori më i madh rus, por pas tij në renditje), si dhe nën shoqërinë e Picasos dhe Diaghilevit. Pas vitesh jashtë, Prokofiev u kthye në vendin e tij në vitin 1936, për të kompozuar kryeveprat "Romeo dhe Zhuljeta", "Petri dhe ujku". Ndërroi jetë në të njëjtën ditë me Stalinin në vitin 1953. Ja disa pjesë të ditarit të tij, përmes së cilave shohim një periudhë historike përmes syrit të një gjeniu.
Revolucioni: 24 shkurt 1917, Petrograd
Ishte një ditë e shndritshme e plot diell. Turmat kishin mbushur bulevardin "Nevski". Disa barisnin ngadalë, me ritmin e zakonshëm, të tjerë ecnin duke u zvarritur përgjatë mureve, ndërkohë që fytyra të çuditura shfaqeshin përtej xhamave të dyqaneve e lokaleve aty rrotull. Një detashment kozakësh mbi kuaj po nxitonin përgjatë bulevardit me drejtim urën "Aniçkov". Me siguri që diku në periferi duhet të kishte ndonjë demonstratë. Gjëja më normale që mund të bësh në kohë trazirash është të shkosh e të strukesh në shtëpi, por bulevardi kishte atë ditë një pamje aq të mrekullueshme dhe njerëzit, pavarësisht asaj që po ndodhte, ishin kaq të qetë sa nuk të bëhej të mendoje se ishin ditë revolucioni. Në vend që të strukesha, vendosa të ndiqja kozakët, për të parë se çfarë bëhej. Në një shesh në fund të urës më zunë sytë një turmë të madhe punëtorësh që kishin bllokuar gjithë rrugën. Kozakët përpiqeshin që t‘i shpërndanin njerëzit, por punëtorët rezistonin dhe merrnin për nga Pallati i Dimrit. Ndërsa i shihja, e dija që po asistoja në një ngjarje të madhe. U emocionova dhe u ktheva në shtëpi.
25 shkurt 1917
Shkova në një koncert të Zilotisit, por teatri "Marinski" ishte thuajse i zbrazur. Në bulevard dëgjohej fishkëllima e plumbave, ndaj edhe dashamirësit më të mëdhenj të muzikës e kishin të vështirë që të rrezikonin kokën në një natë të tillë të ftohtë e të pasigurt. Të shtunën thuhet se kishte pasur përleshje të ashpra e madje edhe të vrarë, por gazetat, si gjithmonë, nuk dhanë ndonjë njoftim. Unë punova ca në dhomën time për një koncert dhe pasdite bëra një shëtitje buzë lumit para se të shkoja në koncert.
27 shkurt 1917
Mora pjesë në një koncert të një studentit tim në konservator. Kur hyra, dëgjova pëshpëritje të njerëzve se në bulevardin "Liteiny", pranë Arsenalit, kishte plasur një betejë e madhe, sepse disa ushtarë ishin bashkuar me punëtorët në kryengritje. Ndërkohë, brenda në sallë, dëgjohej vetëm muzika dhe për disa orë ngjarjet e rënda, na u bënë të gjithëve shumë të largëta. Kur gjithçka mbaroi vendosa që të "zhytem" në realitet. Miqtë më thanë të mos ndërmerrja aventura të kota që mund të ishin fatale, por e kisha vendosur të shkoja aty ku dëgjoheshin të shtëna. Mora rrugën "Morskaja" dhe u drejtova për në "Nevski". Vendosa të bëj më përpara, por të tregohesha i vëmendshëm. Diku më zunë sytë detashmentin e kozakëve, por ata dukeshin të qetë. Kur dola në Sheshin e Pallatit pashë një pamje krejt të ndryshme nga sa prisja. Përpara Pallatit qëndronte një kolonë e gjatë ushtarësh të armatosur, që ishin gati të përlesheshin me njerëzit që ndodheshin përballë. Turma vlonte e dridhej, dhe unë bashkë me të, edhe pse nuk e dija nëse ishte të ftohtët e madh që ma jepnin këtë ndjesi, apo frika. Teksa situata mund të shpërthente nga çasti në çast vendosa të shkoja drejt një vendi të sigurt për t‘u strehuar. Bëra për nga Fushat e Marsit. Dëgjoja të shtëna që sa vinin e shtoheshin. Nga ana e Kopshtit të Verës pashë një tymnajë të dendur të ngrihej lart në ajër. Pas meje, pranë pallatit, dikush bërtiti me të madhe. Për t‘u kthyer pas më duhej që të kapërceja kanalin, por ishte e pamundur, ngaqë plumbat fluturonin si miza. Si do t‘ia bëja? Befas turmat e acaruara me flamuj të kuq në dorë, që nuk i trembeshin vdekjes, m‘u dukën si turma fantazmash. Mendova: "Këta njerëz kanë dalë mendsh krejt". Nuk ma kishte marrë mendja se revolucioni kishte marrë një vrull të tillë drejt realizimit të qëllimit. Kur mbërrita në shtëpi, i ngrirë dhe i lodhur, mamaja ishte bërë shumë merak.
28 shkurt 1917
Një ditë tjetër me diell. Sa çuditshëm për këtë stinë. Rrugët janë plot njerëz të zhurmshëm e të rrëmujshëm. Nuk ka as tramvaje. Atë pasdite dola së bashku me mamanë. Por na ndodhi një gjë e paparashikuar. Para syve tanë, dy të rinj që vraponin, u qëlluan e mbetën të vrarë. Autorët e krimit u larguan menjëherë dhe ne të tronditur e gjakprishur u kthyem në shtëpi.
Shkurt 1917, Moskë
Rahmaninov më tha se isha i talentuar
M‘u duk sikur e gjithë bota erdhi në koncertin tim: Rahmaninof, Medtner, Koussevitzky, Cooper, Balmont, Mayakovsky, Borovsky, Iggumnov, Koshetz, pra me pak fjalë e gjithë bota muzikore dhe artistike e Moskës. Më thanë se një audiencë e tillë kishte kohë që nuk ishte bërë bashkë. Rahmaninov u ul në reshtin e dytë, pranë Koussevitzit, dhe qëndroi gjatë gjithë kohës pa lëvizur, si të ishte Budha. Më thanë se pas tingujve të parë audienca kishte nisur të duartrokiste fuqishëm fillimisht, por kur kishin parë idhullin e tyre të palëvizshëm ishin stepur. Më vonë mësova se në fund të koncertit kishte thënë vetëm një fjali për mua: "Djali është i talentuar".
Mars 1917
Ndër kujtimet e mbresat e mija për Revolucionin, dy syresh janë më të rëndësishmet. E para është kur dëgjova një zotëri me syze të lexonte një fletëpalosje me zë të lartë para turmës. Përmbajtja kishte të bënte me formën e qeverisjes që duhet të kishte vendi dhe për herë të parë formova brenda vetes bindjen se Rusia do të shndërrohej në një republikë dhe kjo gjë më gëzoi pa masë. Rasti i dytë ka të bëjë me një poster në mur, në të cilin lajmërohej themelimi i qeverisë së përkohshme. Isha shumë entuziast dhe në favor të përmbajtjes së lajmërimit rashë në ujdi me veten se nëse qeveria do të formohej e fortë, atëherë i gjithë transformimi do të ishte i plotë dhe i shpejtë. Me natyrën time optimiste mendova se revolucioni ishte një sukses i shkëlqyer dhe një fat i madh për Rusinë.
2 shtator 1918, Rocky Mountains (SHBA)
Lenini i ka shkaktuar një dëm të madh socializmit
Gazetat thonë se Lenini paska vdekur. Ky njeri, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e botës, i solli shumë të këqija Rusisë. Edhe pse qëllimet finale të socializmit nuk janë përkufizuar mirë, unë kam respekt për fisnikërinë e disa prej ideve të tij. Lenini vetë e ka dëmtuar shumë socializmin, duke bërë kompromis me idealet. Jam i bindur që një ditë do t‘ia heqin statujat nga sheshet ruse.
3 shtator 1918
Lenin sipas shtypit është gjallë. Dhe unë jam i trishtuar.