Haradinaj akuzon qeverinë e Thaçit
Në një intervistë për Rrokum TV, Haradinaj ndër të tjera ka folur edhe për “duelin” e tij zv/ministrin Adem Grabovci, të cilin e pati akuzuar si arkëtar të SHIK-ut, ndërsa ky i fundit ishte përgjigjur me akuza ndaj Haradinajt – për posedim të madh të pasurisë së paluajtshme.
“Vështirë është me zhvillu debat me individ të caktuar, për shkak se ata nuk i obligohen ndonjë etike, rregulli ose të vërteteje, por është zor sot me zhvillu debat për fenomene, dukuri, ta zëmë për hajni në qeverisjen Thaçi, që është një sistem i hajnive që po e ngulfat vendin, jetën e vendit, dhe është ka e rrëshqet në drejtim të gabuar”, ka thënë Haradinaj.
“Për me ju vërtetu këtë” – ka shtuar ai – “mundem me ju shpjegu vetëm raportin e fundit, të qershorit, të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ku shprehen shqetësimet deri në atë shkallë sa Kosova po shkon në bankrotim”. Rezultat i kësaj mosdicipline buxhetore dhe i hajnisë – sipas Haradinajt - bëjnë që investimet apo donacionet nuk i jepen Kosovës, por mbahen pezull prej atyre që i kanë premtuar ose kanë hyrë në obligim.
“Domethënë, kjo qe unë i obligohem qytetarëve të Kosovës, është demaskimi i një humbje të madhe që po i shkaktohet Kosovës dhe në raste të caktuara edhe me dhënë shembuj konkret të individëve. Ju e dini nuk është se z.Grabovci emri i parë që kam përmendur. Kam shkuar me radhë, për të shpjeguar se një qeveri kur është e korruptuar, kjo buron nga kryetari i qeverisë”, ka thënë ndër të tjera ai. /Telegrafi/