E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, makina përplas kalimtarin. Vdes i moshuari

Një makinë tip autoveturë me targa DR 6998E e cila drejtohej nga një 19 vjecar ka përplasur për vdekje 70 vjecarin në fshatin Hamallaj. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Alfred Bardhi. 

DURRES- Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ndodhir sot paradite në aksin Sukth- Ishëm të Durrësit. Një makinë tip autoveturë me targa DR 6998E e cila drejtohej nga një 19 vjecar ka përplasur për vdekje 70 vjecarin Hasan Shehi. I moshuari po ece të këmbë afër fshatit Hamallaj dhe nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Alfred Bardhi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›