EULEX: Bashkëpunim me Luginën e Preshevës
Sipas gazetës Politika, Limdal ka shtuar se, EULEX-i rreth kësaj çështjeje do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. “Deri më tash EULEX-i nga Beogradi nuk ka marrë kurrfarë kërkese formale për bashkëpunim në ndriçimin e incidenteve të cilat kanë ndodhur në Bujanoc e Preshevë.
E vetmja kërkesë rreth kësaj çështjeje është marrë më 9 korrik, kur dy policët serbë janë sulmuar në Bujanovc. Atëherë ka pasur ftesa të pushtetit të Serbisë, i cili ka kërkuar të shtojmë masat e sigurisë nga ana e Kosovës”, ka thënë Limdal.
Kjo gazetë thekson se deklaratën e Limdal e ka kërkuar me rastin e deklaratës së Millorad Veloviqit, drejtor i Policisë së Serbisë, se policë të Policisë së Kosovës kontrabandojnë armë në jug të Serbisë. /Zëri/