Menduh Thaçi: Unë, kryeministër i shqiptarëve
"Iniciativën tonë fillimisht shumë palë u munduan ta perceptojnë e ta komunikojnë si incident ndëretnik por, në çastin kur u shtrua pyetja se kur u deshtë të mbyllet Marrëveshja e Ohrit, të gjithë heshtën. Mosreagimin e tyre e nënkuptoj si pëlqim për ta lëvizur situatën nga pozicioni zero. Marrëveshja e Ohrit është dashur të përfundojë së realizuari dhe së implementuari që në vitin 2004, ndërsa, pesë vjet më vonë pozicioni ynë kombëtar është shumëfish më i keq se sa para konfliktit të 2001-shit", ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Sipas tij, problem i PDSH-së është që të detyrojë strukturat shtetërore dhe ato ndërkombëtare të binden se ndarja e drejtë e buxhetit shtetëror është testi i parë për maqedonasit se janë të interesuar të zbatojnë ligjet përkatëse të buxhetit shtetëror me qëllim të përmirësimit të pabarazisë socio-ekonomike, e që peshon shumë rëndë mbi kurrizin e shqiptarëve të vendit.
"Nëse nuk përmirësohet ky qëndrim diskriminues antishqiptar e kemi të pamundur që të presim reforma institucionale në vetë skemën e funksionimit të qeverisë si dhe në funksionimin e brendshme administrative të qeverisë maqedonase. Pra, do të vihet në negocim skema e ndarjes së pushtetit dhe e partneritetit shqiptaro-maqedonas në të gjitha rrafshet përmes principeve dhe mekanizmave të demokracisë konsensuale", ka theksuar për "24 orë", Menduh Thaçi.
Ai ka theksuar se do të kërkojë përkrahjen e shqiptarëve që të jetë një kryeministër i tyre për kërkesat vitale.
"Unë edhe një herë po premtoj publikisht: në të ardhshmen shqiptarëve të Maqedonisë do t’ua kërkoj votën për kryeministër të shqiptarëve dhe jo për participient apo për koalicionin në qeverinë maqedonase. Cilindo pozicion më të poshtëm apo më të degraduar të tjerët le të urdhërojnë të kërkojnë, qoftë edhe postin e ministrit të punëve të brendshme për ti shërbyer Gruevskit, le ta bind popullin për këtë për t’ia marrin votën. Do të këmbëngulim me çdo qelizë tonën që të jemi pjesë e fuqishme e pushtetit, për ç’gjë po ofrojmë kontratë konkrete, kontratë e cila e ngrit shqiptarin në po të njëjtin rang me maqedonasin e vendit", ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke shtuar se shqiptarët nuk duhet të mbështesin referendumin e paralajmëruar maqedonas për çështjen emrit.
/INA-Start/