Perfundojne pa probleme zgjedhjet ne Bosnje e Hercegovine

Zgjedhjet ne Bosnje e Hercegovine kane kaluar pa probleme. Sipas policise boshnjake, nuk eshte shenuar asnje incident i rende, pervec disa problemeve me karakter etnik. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaroi se ne disa komuna pjesemarrja ka arritur ne rreth 62 perqind.
Ne zgjedhjet lokale kane marre pjese shume grupe politike dhe ajo qe e karakterizon Bosnjen eshte numri i madh i kandidateve te pavarur.
Ne tere territorin e vendit deri ne oret e pasdites kane votuar rreth 1 milion e 300 mije votues ose rreth 45 % e tyre. Partia e kryeministrit te serbeve te Banja Llukes ne Republiken Serpska ka thyer heshtjen zgjedhore.
Bosnja e Hercegovina funksionon ne kantone te ndryshme qe u krijuan pas marreveshjes se Dejtonit per te mbajtur te qete myslimanet, serbet dhe kroatet qe perbejne kete shtet.
Kompetenca me te medha ne kete vend kane nderkombetaret te cilet kontrollojne rreptesisht sistemin qendror dhe lokal.