Greqia "mbytet" me mallra kineze të kontaminuara
ATHINE - Media greke njoftoi se skandali i produkteve kineze të kontaminuara ka përfshirë edhe Greqinë. E përditshmja "To Ethnos" njoftoi se në vend kanë hyrë 140 ton mallra kineze, të importuara nga 18 firma. Që prej 1 janarit të këtij viti dhe deri më sot kanë hyrë në tregun grek 139.000 kg mallra të sintetizuara nga Kina, shumica e të cilave ose është konsumuar. Kjo është hera e dytë që Greqia përfshihet nga një skandal ushqimor, pas atij që kishte lidhje me përzirjen e vajit të tregtuar me vaj makinash.
(d.b/BalkanWeb)