E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj heq dorë nga posti i deputetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj për shkak të detyrimeve që ka ndaj Hagës, ka vendosur të lëshojë postin e deputetit të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
 

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri tha se Ramush Haradinaj e ka njoftuar me këtë vendim edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
 

Në vend të Haradinajt, postin e deputetit pritet ta marrë Bali Muharremaj që është në radhë në listën e AAK-së, bëjnë me dije mediat kosovare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›