E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minoritetet, shpëtimi i PDK-së

AAK e tha fjalën e saj. Pa LDK-në në një koalicion të gjërë, partia e Ramush Haradinajt preferon të mbetet në opozitë. Partia e vetme shqiptare që i ka mbetur PDK-së është AKR-ja e cila nga tetë deputetë, tre prej tyre janë të partive të tjera duke e vështirësuar vendimmarrjen në këtë parti.
 

PDK-ja ende nuk e ka komentuar qëndrimin e ri të AAK-së. As LDK-ja nuk ka folur për zhvillimet e fundit. Tashme shpresa për formimin e koalicionit qeverisës ka mbetur tek minoritetet dhe ndonjë deputet individualë nga parti të tjera që mund ta votoj Thaçin në shkëmbim të ndonjë posti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›