Haradinaj kritika qeverisë për shpenzimet financiare
PRISHTINE-Kryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kritikoi sot qeverinë për shpenzimet nga buxheti i shtetit. “Buxheti i Republikës së Kosovës është i rrezikuar për vitin e ardhshëm për shkak të shpenzimeve të gabuara të qeverisë, e cila tashmë ka filluar të shpenzojë nga fondi rezervë, ndërkohë që po bën plane edhe për shitjen e ndërmarrjeve publike”, deklaroi sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për shtyp.
Kreu i AAK-së u shpreh i kënaqur me qëndrimin e presidentit dhe të kryeministrit ndaj propozimit të OKB-së për shtrirjen e pushtetit në pjesën veriore, mirëpo sipas tij, të dy krerët e shtetit duhet që këto propozime t’i shpalosin edhe në Parlament, me qëllim që edhe ky institucion të ketë mundësi ta shprehë qëndrimin e vet. Megjithatë, Haradinaj tha se të gjashtë pikat e propozuara, rrezikojnë sovranitetin e Kosovës.
Çështje tjetër e ngritur nga kreu i AAK-së në këtë konferencë ishte edhe procedura e përshpejtimit për privatizimin e kompanive publike si Aeroporti, KEK-u dhe PTK-ja. “
(d.b/BalkanWeb)