E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli thirrje grave për kryerjen e mamografisë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ripërsëriti sot apelin që cdo grua duhet të kryejë mamografinë "për të parandaluar kancerin e gjirit dhe të ulë ndjeshëm vdekshmërinë tek gratë". Ajo zhvilloi një vizitë në spitalin e Gjirokastres. 

GJIROKASTER- Në kuadër të turit "Gratë për gratë" kryeparlamentarja Topalli vizitoi spitalin "Omer Nishani” të qytetit të Gjirokastrës. "Zbulimi i kancerit të gjirit që në fazat e para do të bëjë të mundur shpëtimin e jetëve të grave", tha Kryetarja e Kuvendit.

Aparati i mamografisë në spitalin e Gjirokastrës është instaluar në sajë të bashkpunimit të këtij insitucioni me spitalin e Janinës. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të vijojë vizitën e saj në në Gjirokastër, në një qendër qëndistarie, që ndodhet në zonën muzeale, dhe më pas do të takohet me gratë gjirokastrite në Bashtenë e Teqesë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›