Haradinaj “refuzon” Kurtin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, është pritur në takim nga kreu i AAK-së Ramush Hardinaj.
Kurti dhe Haradinaj, biseduan për zhvillimet e fundit në vend.
Nga ana e tij Kurti vlerosi se propozimi i tij për bllok opozitar është tepër larg, për shkak të qëndrimeve, programeve dhe perceptimeve të ndryshme që kanë për proceset.
Kurti i ka bërë thirrje Haradinaj, që partia e tij të jetë opozitë sikurse të tjerat.
Sipas Kurtit, VV dhe AAK kanë dallime të mëdha mes vete.
“Nuk i kemi pikëpamjet e njëjta, nuk i kemi programet e njëjta, ne këto edhe i ballafaquam sot, por mendojmë se ky vit është vendimtar për Kosovën. Nëse në vitin 2013 dhe 2014 nuk rrëzohet ky regjim, bindja ime e fuqishme është që shteti i dobët i Kosovës rrezikon që pakthyeshëm të bëhet shtet i dështuar. Prandaj, kjo ndjenjë e urgjencës që e kam, duke pasura parasysh edhe forcën e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, na shtyu neve që t’i bëjmë këto përpjekje”, ka theksuar Kurti.
Nga ana e tij, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka bërë me dije Kurtit se qëndrimet dhe programet e partisë së tij janë autoktone.
“Mendimi i Lëvizjes Vetëvendosje është një mendim sovran, i respektoj mendimet e tyre, ashtu sikurse ne i kemi bindjet tona, të cilat po ashtu janë tonat dhe nuk ndikohen nga mendimet e cilitdo në politikë. Këtë edhe vazhdimisht e kemi vërtetuar dhe qëndrojmë në këtë. Kuptohet se interesi është i subjekteve politike dhe i gjithë instrumenteve për të gjetur mënyra të bashkëpunimit përmes të cilave i realizojnë qëllimet e qytetarëve të vendit”, ka thënë ai./Indeksonline/