E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga takohet me Svilanoviq

Presidentja Jahjaga takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviq, në kuadër të vizitës së tij në Kosovën me rastin e anëtarësimit të Kosovws në këtë organizatë rajonale të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Gjatë takimit, Presidentja Jahjaga e vlerësoi anëtarësimin e Republikës së Kosovës në RCC si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që ndihmon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe qasjen e shteteve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta ndaj sfidave me të cilat përballet Ballkani. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›