Nxënësit me drunjë në çantë

Nxënësit e Gjimnazit “ Remzi Ademaj ” në Zym të Hasit, çantën e librave e kanë shndërruar në shportë të drunjëve. Ata në mungesë të ngrohjes në shkollë, janë detyruar që drunjtë t’i bartin me çantë nga shtëpia. “ Nuk ka dru më në shkollë.Këto dy ditë është bërë pak ftohtë edhe u detyruam t’i bartim me çantë nga shtëpia”, tregon me kusht anonimiteti një nxënës i kësaj shkolle.
Ai fajëson institucionet e arsimit të cilët nuk janë kujdesur si duhet për ngrohjen e shkollës gjatë këtij dimri. “ Është turp në këtë kohë nxënësit t’i bartinë drunjtë nga shtëpia. Askush nuk intersohet për këtë shkollë. Na kanë qitë në harresë”, shprehet ai,transmeton PrizrenPress.com
Drejtori i Gjimnazit “ Remzi Ademaj” në Prizren,Sali Ademaj, ndërkaq nuk është lajmëruar në telefon, për të sqaruar mungesën e drunjëve në paralelen në Zymë të Hasit.
Nxënësit kanë paralajmëruar se nëse në ditët e ardhshme nuk merren masa në përmisimin e ngrohjesë së shkollës, do ta barktisin shkollën. “ Ishalla nuk merr ftohtë si këto ditë, sepse nuk shkojmë në shkollë në këto kushte” shprehen nxënësit e Gjimanzit “Remzi Ademaj” në Zymë të Hasit. /Indeksonline/