Prishtinë, Rrahen mes vete meshkuj e femra

Dje në orët e pasdites në Prishtinë, meshkuj e femra u përleshën rëndë mes vete.
Pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturës u rrahën gjashtë persona, katër meshkuj dhe dy femra.
Gjatë përleshjes u përdorën mjete të forta. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për të cilat janë dërguar në QKUK.
Njesiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një çekan i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/