Japonia kundershton prani te kinezeve
Japonia ka bere te ditur se nuk do te lejoje rojet kineze te sigurise te vrapojne pergjate flakes olimpike, kur pishtari te arrije ne Japoni. Ministri japonez i sigurise tha se ishte detyre e rojeve te tij te mbronin pishtarin kur ky te arrinte ne Nagano, me 26 prill. Nje ekip rojesh kineze te veshur ne blu eshte pare ne qytete te ndryshme, ku pishtari kalon ne stafeten e tij. Nderkohe qe Pekini ka risiguruar autoritetet Olimpike se stafeta e pishtarit qe deri me tani ka pasur probleme, nuk do te kete me te tilla. Komiteti Nderkombetar Olimpik tha se Kina "kishte ndermarre hapa" per te pakesuar nderprerje te tjera te rrugetimit te pishtarit. Nje zedhenese tha se Komiteti Olimpik Nderkombetar shpresonte qe stafeta e pishtarit - tashme ne Argjentine - do te vazhdonte me brohoritje dhe buzeqeshje.