Haradinaj, nesër takohet me Thaçin dhe Mustafën
Sipas njoftimit takimi i cili do të mbahet në selinë e PDK-së do të nisë në ora 11.00. Ndryshe kryeministri Hashim Thaçi kishte dalë për ta pritur Haradinajn në aeroport një javë më parë pas lirimit të këtij të fundit nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka nisur tash e disa ditë një seri takimesh me personalitetet politike në vend, kurse është shprehur pozitivisht rreth idesë për një koalicion me partinë e Hashim Thaçit, duke mos hezituar të deklarojë se pretendon edhe postin e shefit të ekzekutivit të vendit. Kështu edhe takimi i ditës së nesërme mund të jetë vendimtar rreth koalicionit të ardhëm qeveritar.
Po nesër gjatë ditës Haradinaj do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në orën 15 në zyrat e partisë së dytë në Kosovë.