E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kaczynskit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar homologëve të tij nga bota në ngushëllimet drejtuar popullit dhe institucioneve polake me rastin e vdekjes tragjike të presidentit. Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin polak Donald Tusk.

"Me dhembje dhe pikëllim morën lajmin për vdekjen tragjike të presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe të shumë qytetarëve tjerë në fatkeqësinë ajrore që ndodhi sot. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të thellë për qeverinë dhe popullin polak", thuhet në telegramin e Thaçit.

"Kam bindjen që populli polak dhe institucionet e tij do të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje e cila ka prekur ndjenjat e miliona njerëzve në mbarë botën".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›