E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton kritikon Kubën

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e akuzoi udhëheqjen e Kubës se nuk ajo dëshiron t'i normalizojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Kubës, Raul Castro dhe vëllai i tij, kryetari shumëvjeçar i shtetit Fidel Castro, nuk janë të interesuar që SHBA-ja t'i heqë sanksionet kundër Kubës, tha Clinton.

Kjo sepse në rast të normalizimit të marrëdhënieve qeveria në Havanë nuk do të kishte më justifikim për gabimet e 50 viteve të kaluara, tha Clinton.

Që prej ardhjes në detyrë të presidentit Barack Obama në fillim të vitit 2009, SHBA-ja po përpiqet për një afrim të kujdesshëm me Kubën.

Që prej vitit 1961 këto dy vende nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›