E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj priti ambasadorin Karajanov

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e priti sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Republikën e Kosovës, Stojan Karajanov.

Haradinaj e falënderoi ambasadorin maqedon në Kosovë për punën e bërë deri më tani në vendin tonë dhe për kultivimin e frymës së mirë të bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy vendeve tona.

Ai ia përcolli ambasadorit të Maqedonisë vullnetin dhe gatishmërinë e AAK-së për bashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve tona, në të mirë të proceseve të përbashkëta që po kalojmë tash, por edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori Karajanov e falënderoi Haradinajn për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe ia përcolli gatishmërinë e vazhdueshme të vendit të tij për bashkëpunim me Republikën e Kosovës edhe në të ardhmen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›