Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Republikën e Kosovës, Stojan Karajanov i cili po përfundon misionin e tij në Kosovë.
Mustafa pasi ka falenderuar ambasadorin Karajanov për kontributin që shteti maqedonas ka dhënë për Kosovës, ka cmuar lartë edhe angazhimin e ambasadorit në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Shkupit dhe Prishtinës si dy kryeqytete.
Mustafa dhe ambasadori Karajanov kanë biseduar edhe për projektet që janë realizuar në të dy kryeqytetet.
Ambasadori Karajanov me këtë rast është falenderuar për bashkëpunim, duke shpresuar se thellimi i bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve do të vazhdoj në të ardhmen./Indeksonline/