Tahiri e vazhdon debatin me Hotin

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka reaguar sërish ndaj nënkryetarit të Prishtinës Avdullah Hotit që i ishte përgjigjur Tahirit.
“Hoti ka reaguar sot ndaj deklaratës time ku kam kërkuar që vetë banorët e Kodrës së Trimave duhet të vendosin rreth themelimit të Komunës së Kodrës së Trimave dhe kam treguar se disa nga kriteret bazë për themelim të kësaj komune ekzistojnë dhe ato mund ti arsyetoj me argumente kurdoherë. E njoftoj opinionin se qasja ime është tejet përmbajtësore dhe buron nga konsultimet e drejtëpërdrejta me qytetarin duke respektuar principet e sistemit efikas të qeverisjes lokale”, ka shkruar në facebook, Tahiri.
Ai ka thënë se deklarata e Hotit është fushatë.
“Deklarata e Z. Hoti është më tepër fushatë dhe inat politik se qasje parimore. Në mungesë të vizionit udhëheqës nga LDK, Prishtina për këto vite ka shërbyer më tepër si arenë debatesh dhe spektaklesh politike në mes dy partive, PDK-së dhe LDK-së. E para bojkoton me përkrahje e tjetra bojkoton me mospunë me vëmendje jo të duhur e pa përkushtim ndaj brengave të qytetarit”, ka thënë më tej ai./Indeksonline/