E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krimi në familje nuk ka të ndalur, dhëndri vret vjehrrin 91-vjeçar

Krimi brenda familjes duket se nuk ka të ndalur këto ditët e fundit. Në Sarandë, një 62-vjeçar ka vrarë vjehrrin e tij 91-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karaxh të Sarandës, rreth orës 12:00.

Sipas burimeve të policisë, Kiço Gjino ka vrarë vjehrrin e tij, Jani Koka, pas një debati verbal. 91-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan tema.

Mësohet se viktima është qëlluar me mjete të forta nga ana e dhëndrit të vet, që tashmë është në kërkim.

Gjino ndërkohë, sipas burimeve të policisë, ka qëlluar edhe vjehrrën e tij 75-vjeçare, Lefteri Koka, me mjete të forta, e cila për momentin është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spita./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›