E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj shprehet i gatshëm të ndihmojë për arritjen e paqes në Ugandë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konfirmon lajmet që janë prezantuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare rreth mundësisë së angazhimit të tij si ndërmjetësues në dialogun në mes të Qeverisë së Ugandës dhe Forcave Demokratike Aleate në Ugandës (ADF).

Zotëri Haradinaj preferon që për këtë çështje Qeveria e Ugandës dhe Forcat Demokratike Aleate në Ugandës (ADF) të deklarohen, kurse ai vetë është i gatshëm që në këtë proces të ndihmojë për arritjen e paqes. Në një moment të volitshëm në të ardhmen, z. Haradinaj do të japë edhe sqarime më të hollësishme për këtë proces, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar dje nga Zyra për informim e AAK-së.

Javën që shkoi, agjencia e lajmeve France-Press ka njoftuar se emri i zotit Haradinaj është propozuar nga rebelët myslimanë në Ugandë, për të ndërmjetësuar në bisedimet paqësore me qeverinë në Kampala. Zëdhënësi i Forcave Demokratike Aleate, Assad Mukasa pati thënë se “kanë zgjedhur Haradinajn për shkak të përvojës së tij”. Emri i tij nuk është kundërshtuar as nga qeveria në Kampala. Ministri për punë të brendshme në Uganda, Matia Kasaija, pati thënë se “nuk kemi kundërshtim mbi këtë përzgjedhje”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›