Tetë rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin
Sëmundjet dhe çrregullimet që shfaqen në organizëm. Sheqeri shpejton proceset e plakjes dhe shton stresin
Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshme për shëndetin e njerëzve, ndaj ata e kanë quajtur atë, “helm i bardhë”. Konsumimi i tepruar i sheqeri sjell disa efekte negative në organizëm. Madje, ai bëhet shkak edhe për shfaqjen e disa sëmundjeve si: sëmundjet kardiovaskulare, disa forma të kancerit, diabeti, dhjamosja, stresi, plakja e parakohshme, kariesi i dhëmbëve etj. Më poshtë ju do të njiheni me tetë rreziqet që i kanosen organizmit tuaj nga sheqeri.
1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje të përmbajtjes së tij në gjak, pasojë e të cilave është ndryshimi i shpeshtë i gjendjes shpirtërore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës, uria për ushqime të ëmbla, etj. Më e keqja është se në organizëm krijohet gradualisht një vartësi e posaçme, kur çdo dozë e re sheqeri, pasi sjell një lehtësim të përkohshëm, shton urinë për ëmbëlsira.
2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanë treguar se sa më shumë produkte glikemie (që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit në gjak, përfshirë edhe sheqerin) të përdoren, aq më i lartë është rreziku nga dhjamosja ose diabeti. Këto ushqime shtojnë gjithashtu rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit.
3. Konsumimi i tepërt i sheqerit prish balancën e substancave dhe sidomos, fermenteve, mirëpo kur prishet kjo balancë, lind mundësia e dobësimit të imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sëmundje të ndryshme.
4. Në qoftë se një njeri merr ushqime të pasura me sheqer dhe me hidrokarbure të tjera të pastra, në organizmin e tij krijohet një deficit i kromit, një nga funksionet e të cilit është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Kromi merret nga ushqime të ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirëpo niseshteja e pastër dhe hidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga këto ushqime.
5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Një pjesë e molekulave të tij hyjnë në gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja molekulare që krijohen si pasojë e këtij procesi ndikojnë në dobësimin e elasticitetit të indeve, duke filluar që nga lëkura, deri tek indet e organeve dhe të arterieve. Sa më e lartë të jetë përqindja e sheqerit në gjak, aq më shpejt vjen pleqëria.
6. Sheqeri mbetet nëpër dhëmbë dhe shton rrezikun e kariesit më shumë se çdo ushqim tjetër. Veç kësaj, ai mund të bëhet shkak për infektimin e mishrave të dhëmbëve, të cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithë sistemin imunitar të organizmit, sjellin edhe dëmtimin e tyre.
7. Sheqeri shton stresin. Organizmi i njeriut ka një sistem mbrojtës nga shqetësimet dhe streset, që bazohet tek adrenalina, epinefrina dhe kortizoli. Gjatë konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit, këto hormone mund të japin alarmin, duke na shqetësuar dhe duke ndikuar në ndryshimin e humorit tonë.
8. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të SHBA-së, si pasojë e konsumimit të sheqerit, në organizmin e njerëzve mungojnë disa substanca shumë të rëndësishme ushqyese si vitaminat A, C, B.12, kalciumi, fosfori, magneziumi, hekuri dhe acidi folik. E keqja është se këto mungesa janë zbuluar më shumë te fëmijët, pra, pikërisht tek ata që kanë më shumë nevojë për to. Sheqeri, me sa duket, nuk i jep mundës organizmit që t’i përvetësojë ato.
Mbipesha dhe sheqeri
Amerikanët në luftë të vazhdueshme me mbipeshën mund ta fitojnë këtë betejë nëpërmjet një çamçakëzi, i cili ndryshon shijen e sheqerit kështu që personit i shuhet dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla. Çamçakëzi i ri, aktualisht bllokon aftësinë e gjuhës për të shijuar të ëmblat pa prekur shijen e ushqimeve të llojeve të tjera. Sipas ekspertit, Drew Averi, çamçakëzi fillon të veprojë brenda 2 minutave. Dëshira e organizmit për të ëmbla është diçka e papërmbajtur, por çamçakëzi i ri e mposht këtë dëshirë. Mjeku Jay Udani pranë spitalit Northridge thotë se elementi kryesor i këtij lloj çamçakëzi, gymnea, jo vetëm mposht dëshirën për ëmbëlsira, por gjithashtu ndikon në mënyrën se si organizmi rregullon nivelin e sheqerit me insulinën. Substanca gymnea nuk është diçka e re. Në forma popullore, ajo është përdorur në Indi për trajtimin e diabetit për më shumë se 1 mijë vjet, thotë ai. Por ekspertët thonë se mbi të gjitha çdo gjë varet nga vullneti i personit për të rralluar ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri dhe se mjeti i ri vetëm mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Përgatiti: Jonida Tashi
Të rejat nga shkenca
Martesa e keqe përkeqëson shtypjen e gjakut
Martesa e mirë do të ndikojë pozitivisht në shtypjen e gjakut, mirëpo martesa e keqe është më e keqe për shëndet sesa beqaria. Rezultatet e hulumtimeve më të reja nga University Brigham Young janë interesante, sepse nuk përshtaten me studimet e mëhershme të cilat kanë treguar se njerëzit e martuar janë më të shëndoshë sesa beqarët. Duket se martesa e keqe do të ndikoj në mënyrë të papërshtatshme në shtypjen e gjakut. Në hulumtim kanë marrë pjesë 205 persona të martuar dhe 99 beqarë. Të anketuarit kanë bartur një pajisje e cila kohë pas kohe gjatë 24 orëve të bartjes ua ka matur shtypjen e gjakut, derisa personat të cilët kanë qenë në bashkëshortësi para bartjes së pajisjes kanë plotësuar një pyetësor. Analizat kanë dëshmuar se personat të cilët kanë shprehur kënaqësi me jetën e tyre bashkëshortore kanë pasur shtypje të ulët të gjakut, e ata të cilët kanë qenë të pakënaqur kanë pasur shtypje të lartë të gjakut, e madje edhe më të lartë se beqarët. Gjatë ditës shtypja e tyre e gjakut është ngritur deri në kufirin i cili ka qenë për brengosje. “Mendoj se ky studim meriton vëmendje të veçantë”, - ka thënë psikiatria dhe psikologia Karen Matthews nga University of Pittsburgh. Në fakt, studimet e mëhershme, të cilat kanë tentuar të zbulojnë se çfarë e rrit shtypjen e gjakut kanë marrë parasysh statusin martesor, por jo edhe kualitetin e marrëdhënieve në mes të partnerëve.
7 Prill 2008