E Shtunë, 31 Tetor 2026

JEVTUSHENKO DHE ZHITI NË PEN CLUBIN ITALIAN

Të dy autorët pranohen anëtarë. Takimi dhe biseda

Kërkësës për të folur për Rusinë ë Putinit, Evgeni Jevtushenko iu përgjigj se nuk ka Rusi të tillë, Rusia është e Pushkinit, Gogolit, Dostojëvskit, Sollzhenicinit, Mandelshtamit dhe e miqve të tjerë të atij. Unë isha i pari rus që erdha në vëndin tuaj pas rënies së diktaturës, tha Jevtushenko. Ju kisha përkthyer ca poezi fshehurazi, i tha Zhiti, që arrita t’i botoj në shtypin opozitar. Dhe shkëmbyen libra mes tyre. Zhiti i dha Jevtushenkos vëllimin më poezi në italisht “Kryqi prëj mishi”, ku është dhe poezia që i kushtohej atij, revizionistit të ndaluar, ndërsa Jevtushenko i dha Zhitit librin e tij më të fundit në italisht, “Në vendin e sikurëvë”, ku bëhët sikur jetohët. Në autografin e tij i urohet Shqipërisë përparim.

Visar Zhiti natyrshëm, por edhe me emocion, dëshmoi se socializmi, të paktën në Shqipëri, nuk i ka mbështetur artet, por i ka shfrytëzuar ato. Diktatura dënonte gjithnjë e më rëndë poetë e lexues, por dhe vetë poezinë. Edhe Jevtushenko në vëndin tim ka qenë rreptësisht i ndaluar, qoftë për shkak të asaj poezisë së tij kundër diktatorit shqiptar, ku ndër të tjera shkruante se Stalini që nga ferri i jepte urdhra Enverit dhe ai i zbatonte me mizori mbi popullin e tij. Prandaj në hetuesi më ulërinin, ritheksoi Zhiti, pse, pse e ke lexuar armikun Jevtushenko, nga që je armik edhe vetë?! Tani unë jam pranë tij në Milano dhe kjo është sfida më madhe që i bëjmë dhunës, burgut, kjo është hakmarrja jonë edhe në emër të atyre që nuk janë më.

Këto ditë PEN Clubi italian, në një tubim në Milano, ku ishin mbledhur krijues nga e gjithë Italia, pranoi si anëtarë poetin e njohur rus Evgeni Jevtushenko dhe poetin e prozatorin shqiptar Visar Zhiti.

* * *
Por ç’ është Pen Clubi?
Edhe pse termi Pen na kujton penën dhe duhej të kishte kuptimin e të shkruarit, në fakt PEN është akronim i fjalëvë Poët, Eseist, Novelist, pra romancier. Dhe pikërisht kështu u quajt së pari klubi i shkrimtarëvë në Londër, i themeluar më 1921, me presidentin e parë nobelistin Xhon Gollsuorthi, autorin e të famshmes “Saga e Forsajtve”.
Pastaj PEN Club-i u përhap edhe në vende të tjëra të botës, u ndërkombëtarizua me qëllim që të fuqizonte shkrimtarin, lirinë e tij, duke e konsideruar pënën si armë mbrojtësë të njeriut.
PEN-i i shkrimtarëve i jep shpirt bashkimit dhe mbron intelektualët nga dhuna e shteteve. Të shumta janë kongreset ndërkombëtare të PEN-it, mbrojtjet që ai u ka bërë shkrimtarëvë të burgosur, azilantë, të dëbuar apo përsekutuar, që nga themelimi deri në ditët tona.
Ëdhë PEN Club-i italian ka një veprimtari të gjerë dhe autoritet të njohur më disa nga presidentët e saj, që nga Marinetti, Govoni, Silone, Moravia e Mario Luzi. Ai është bërë një institucion i rëndësishëm për të mbrojtur lirinë dhe opinionin e shkrimtarëvë kundër dhunës, në zbatim të normave themëmlore të “Dëklaratës së të Drëjtavë të Njëriut”.

* * *
Presidenti aktual i PEN Club-it italian, poeti dhe gazetari i gazetës më të madhë italiane “Corriere della Sera”, Sebastiano Grassi, ndoshta jo rastësisht caktoi një ditë të përbashkët për të anëtarësuar së bashku Evgeni Jevtushenkon dhe Visar Zhitin.
Të dy i takojnë dy vendeve nga ish-përandoria komunistë, i pari shtetit më të madh komunist, supërfuqisë, i dyti më të voglit dhe më të varfërit. I pari i lavdishëm në vëndin e vet, i mbërritur deri lart në kupolë, i dyti i panjohur, i nëpërkëmbur dikur, madje i flakur poshtë në burg.
Jevtusheko ishte i lirë të rebelohej, të kritikonte stalinizmin, të kërkonte përmirësimin e sistemit në realizimin e ëndrrave të papërmbushura, siç do të thoshte dhe vetë në këtë takim, t’i dilte në mbrojtje nobelistit Sollzhenicin, të botonte autorë të përsëkutuar në vendin e vet, kur në pushtet ishte Gorbaçovi dhe vazdimisht lejohej të shkonte nëpër botë që të lexontë poezitë e veta, duke u përkthyer në 72 gjuhë, siç do ta prezantonte para PEN Club-it përsonaliteti i kulturës italianë, kritiku i artit, këshilltar në Bashkinë e Milanos, Vittorio Sgarbi. Që nga 1994, Jevtushenko jeton dhe në SHBA, ku jep mësim për poezinë dhe kinematografinë ruse në Univërsitëtin e Oklahoma-s.

* * *
Visar Zhiti, të cilit iu hodhën prangat në moshë të re, kur ishte mësues në një fshat të thellë të Kukësit, ka punuar si skllav në minierat e burgjeve. Ai u dënoncua nga disa kolegë dhe u dënua me akt-ekspertiza të tyrë. Madje nuk duhej të shkruante më, as që duhej ta ëndërronte botimin, megjithëse krijonte poezi i tërhequr fuqimisht nga talenti dhe joshja e lirisë. Krijonte shpesh me mend, fletoret e tij duhej të fshihëshin ku e si të mundej. Vetëm pas rënies së komunizmit mundi të botojë librat tij, së pari poezi e pastaj dhe në prozë. Po ashtu, mundi të marrë pjesë në festivale të ndryshme të poezisë. Zhiti do të njihej kështu në hapësirën mbarëkombëtare dhe më gjerë në Ballkan, ai do të përkthehej në disa gjuhë të ndryshme, në Ëuropë dhe Amerikë, proçes i cili është në vazhdim. I padëmshpërblyer, Visar Zhiti do të zgjidhej edhe deputet në qytetin e tij, do të merrej dhe më promovimin e krijimtarisë së bashkëvuajtësve të burgjeve. Aktualisht punon në Ambasadën ë Shqipërisë në Romë, ku përpiqet që t’i japë njohje dhe dinjitet kulturës së vendit tonë.
Por Visar Zhitin e bashkon diçka e çuditëshme si fill i kuq me Jevtushenkon. Në akt-akuzën ë tij, kur dënohej më 10 vjet heqje lirie për poezitë e veta, ishte dhe emri i poetit rus, si i një rëvizionisti të rrëzikshëm, si armik i diktatorit Envër Hoxha dhe i partisë së tij, që sundonin Shqipërinë. Sepse Jevtushenko kishtë shkruar edhe një poezi kundër Enverit, e cia qe bërë e njohur në Lindjë; por edhe Visari kishtë bërë një poezi kundër Enverit dhe ua kishtë mërmëritur miqve të tij në ferr. Zhiti student kishte gjetur ca poezi të Jevtushënkos, i kishte përkthyer dhe për këtë duhej të jepte llogari në hetuesi. “Pse kë lexuar “Mollën” e Jevtushenkos, do t’i ulërinte hetuesi N. S. Dhe Zhiti këtij fakti tronditës do t’i kushtonte poemën “Molla e dënuar”, e krijuar me mend në qeli. Më vonë do të përkthehej dhe në italisht, madje libri i Zhitit, botuar së fundmi dhe në SHBA, do të kishte po këtë titull, “The condemned apple”.
Thërrasim të na tregojë përvojën e tij dramatike në këtë takim të Pen Club-it italian, do të thoshte Presidenti Sebastiano Grasso, poetin Visar Zhiti, i dënuar, sepse poëzitë e tij nuk ishin të realizmit sovjetik. Kështu tha ai në praninë e Jevtushenkos, realizëm sovjetik dhe jo socialist, sepse njëlloj ishin vrastarë të dyja. Dhe Zhiti natyrshëm, por edhe me emocion, dëshmoi se si diktatura dënonte gjithnjë e më rëndë poetë e lexues, por dhe vetë poezinë. Edhe Jevtushenko në vëndin tim ka qenë rreptësisht i ndaluar, qoftë për shkak të asaj poezisë së tij kundër diktatorit shqiptar, ku ndër të tjera shkruante se Stalini që nga ferri i jepte urdhra Enverit dhe ai i zbatonte me mizori mbi popullin e tij. Prandaj në hetuesi më ulërinin, ritheksoi Zhiti, pse, pse e ke lexuar armikun Jevtushenko, nga që je armik edhe vetë?! Tani unë jam pranë tij në Milano dhe kjo është sfida më madhe që i bëjmë dhunës, burgut, kjo është hakmarrja jonë edhe në emër të atyre që nuk janë më.

* * *
Kërkësës për të folur për Rusinë e Putinit, Jevtushenko iu përgjigj se nuk ka Rusi të tillë, Rusia është e Pushkinit, Gogolit, Dostojevskit, Sollzhenicinit, Mandelshtamit dhe e miqve të tjërë të tij.
Më pas Evgeni Jevtushenko, i veshur në mënyrë ekstravagante, më një këmishë të gjatë me ngjyra dhe me shapkë mbi kokë, së bashku më Visar Zhitin, më kravatë dhë kostum të ërrët si diplomatët, por që dukej se kishte udhëtuar me tren e autobuza urbanë, patën një takim të vëçantë, ku u bisedua edhe për zhvillimet social-kulturore në Shqipëri, për pikturën, për të burgosurit politikë. Unë isha i pari rus që erdha në vëndin tuaj pas rënies së diktaturës, tha Jevtushenko. Ju kisha përkthyer ca poezi fshehurazi, i tha Zhiti, që arrita t’i botoj në shtypin opozitar.
Dhe shkëmbyen libra mes tyre. Zhiti i dha Jevtushenkos vëllimin më poezi në italisht “Kryqi prëj mishi”, ku është dhe poezia që i kushtohej atij, revizionistit të ndaluar, ndërsa Jevtushenko i dha Zhitit librin e tij më të fundit në italisht, “Në vendin e sikurëvë”, ku bëhët sikur jetohët. Në autografin e tij i urohet Shqipërisë përparim. E.G

7 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›