E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinajt nuk i duhet Pacolli

Nëse, Ramush Haradinaj vendosë që të bëjë koalicion me partin e Hashim Thaçit, atëherë ai nuk e sheh pjesë të koalicionit edhe subjektin politik të, Behgjet Pacolli, i cili është në bashkëqeverisje aktualisht më PDK-në.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë se bisedimet për koalicionin janë më PDK-në, dhe jo më partinë e Pacollit.

“Diskutimi është më PDK, në mënyrë që të mund të udhëhiqet një qeveri, e cila garanton dinamikë të shtuar. Nuk ka diskutime më të tjerët”, është shprehur Isufi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas, nënkryetarit Isufi, partia e tij do të ofrojë planin për bashkëqeverisje,në të cilin nuk bënë pjesë Pacolli.
Nga ana tjetër, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar më parë se,  pranon të tërhiqet nga koalicioni, nëse një gjet të tillë e kërkon, Hashim Thaçi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›