Platformat e Serbisë pa efekt për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet për platformat e Serbisë.
Ai në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se këto platforma nuk kanë efekt në jetën politike e institucionale të Kosovës.
“Një platformë e tillë është e kotë, e panevojshme, jo e domosdoshme. Në këtë kontekst, çfarëdo që pretendon të thotë Serbia në të ardhmen është një përpjekje e kotë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, prandaj nuk kemi nevojë të shqetësohemi për platforma të tilla” ka thënë ministri Hoxhaj.
Ai ka folur edhe për afrimin në mes PDK-së dhe AAK-së, duke thënë se interesi kombëtar i bën bashkë edhe partitë që janë në qeverisje edhe ato që janë në opozitë.
“E çmojmë shumë rolin konstruktiv dhe evropian të AKK-së” ka thënë Hoxhaj./Indeksonline/