E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Opozita humbi prej vetë Edi Ramës

“Kam bindje që është paaftësia e drejtuesit të PS-së që ka çuar në humbjet e saj dhe çdo të keqeje tjetër”, shprehet zoti Harasani gjatë bisedave të tij me miqtë në “Facebook”, duke shtuar se pa rregulluar shtëpinë, nuk mund të rregullosh asgjë.

Sekretari socialist nuk mbetet vetëm në kuadrin e konstatimeve apo të akuzave, pasi bën të ditur se ai së bashku me njerëz të tjerë, që mendojnë si ai, do të bëjnë përpjekje që kjo situatë të mos qëndrojë kështu dhe PS-ja të shpëtojë.

“Po do bëjmë! Dhe nëse s’ia dalim, rëndësi ka që do përpiqemi. Nuk jemi pak”, i përgjigjet ai njërit prej miqve të tij në FB, kur pyetet nëse do bëjnë diçka për ta nxjerrë PS-në nga kjo gjendje. /Start/

                                                                                             2011-07-11 12:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›