Minatorët e Bulqizës gati për grevë urie

Drejtuesit e kësaj kompanie nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje zyrtare minatorëve për kërkesat e tyre të parashtruara ditë më parë.
Burime nga Drejtoria e Minierës thonë që administratorët e kompanisë koncesionare janë të gatshëm për të negociuar, por jo të gjitha kërkesat janë kompetencë e kësaj kompanie.
Minatorët kërkojnë largimin e firmave të tjera nga territori i ACR-së, uljen e moshës së pensionit, dy kërkesa këto që nuk janë në kompetencë të kompanisë austriake. Sa i përket rritjes së pagës, mësohet se drejtuesit e ACR-së janë të gatshëm për të negociuar. /Start/
2011-07-11 12:14