Harasani: PS të bashkojë të majtën

“Pendesa e Ramës duhet të jetë në mënyrën sesi çau të majtën dhe ka sjellë këtë hendek votash mes opozitës dhe pozitës dhe nuk është prioritet i PS-së zgjedhja e Presidentit, por ajo çka mbetet si detyrë e PS-së është ardhja e kësaj partie në pushtet dhe për këtë duhet bashkuar e majta, në të cilën përfshihet edhe LSI-ja”, ka deklaruar për “Mapo”.
Deputeti Harasani tha se “kam lexuar editorialet dhe e-mailet e radhës të kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili flet për kurs të ri politik, por më vjen keq që PS-ja ka ardhur në këtë pikë ku në çdo fillim sesioni parlamentar flitet për politikë të re, njëherë herë flitet për bojkot dhe një herë për kurs të ri politik, por mendoj që PS-ja duhet të kthehet tek vlerat e veta”.
“Unë kam hyrë në PS për ti ofruar vendit një formë ndryshe qeverisje nga ajo e qeverisë së zotit Berisha dhe mendoj se qëllim i çdo deputeti është që PS-ja të vijë në pushtet dhe të ofrojë një qeverisje ndryshe, as për zotin Rama, as për zotin Harasani, as për zotin Islami apo për z. Malaj, por për votuesit e PS-së”, tha ai./Start/
2011-08-26 08:11