E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Petroviq, vizitë në fshatin Prilluzhë

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq do ta vizitojnë sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës në këtë fshat.

Në një njoftim për media nga zyra për informim e Ministrisë së Pushteti Lokal thuhet se zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq njëherësh ministër i Pushteti Lokal, do te takoj banorët e fshatit Prilluzhë.

Vizita ka për qëllim njohjen për së afërmi me shqetësimet e qytetarëve dhe mundësitë e përmirësimit të mirëqenies së tyre.

Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e urës. Ndërtimi i urës do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›