PDIU: Akuzat ndaj Haradinajt dhe Limajt të pabaza
Sipas kësaj partie, akuzat e ngritura ndaj tyre janë qesharake.
“Gjyqi ndaj Komandant Celikut, zotit Fatmir Limaj, ndaj komandantit tjetër legjendar Ramush Haradinaj, apo dhe vetë publikimi i të ashquajturit raport të Dik Martit, kundër të cilit ne bëmë luftë të fortë në Këshillin e Europës, janë pasojë e një ofensive deri diku të suksesshme të Serbisë së vjetër sot. E themi qëllimisht të Serbisë së vjetër, megjithëse ne besojmë se pjesë të saj, që s’duan ta pranojnë goditjen që i dha UCK-ja në bashkëpunim me Perëndimin, kanë aktivizuar akuza qesharake ndaj heronjve të gjallë të kësaj lufte, që sot janë në themel të proceseve kundër UCK-së”, theksoi sekretari Politik i PDIU-së, Ardian Tana.
Sipas tij, këtë herë është gabuar rëndë nga prokurorët ndërkombëtar, pasi i kanë marrë të mirëqena akuzat e ngritura. “Akuzat ndaj zotit Limaj, ashtu si ato mbi zotin Thaçi dhe zotin Haradinaj përveçse janë mbështetur mbi fabrikime të makinerisë ushtarake serbe, janë provuar si të pambështetura në fakte nga vetë drejtësia ndërkombëtare.
Duke i ofruar solidaritetin dhe mbështetjen tonë njerëzore dhe politike, komandantëve të Luftës Limaj dhe Haradinaj, të cilët kanë vuajtur shumë humbje njerëzore nga Lufta, të cilët kanë vuajtur dhe izolimin e drejtësisë ndërkombëtare, ne i kërkojmë kësaj drejtësie të respektojë shenjtërinë e luftës së popullit shqiptar që rrezikonte asgjësimin nga ana e makinerisë ushtarake serbe”, tha ai më tej.
Në fund, PDIU-ja i kërkon qeverisë së Kosovës dhe organizmave joqeveritarë faktmbledhës të gjallërohen për të vazhduar procesin e vënies para drejtësisë së kriminelëve serbë, të cilët veprojnë dhe sot, madje dhe në Veri të Kosovës, siç u tregua gjatë ngjarjeve të fundit. /S.Ll/Start/
2011-08-26 09:47