E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët në pritje të marrëveshjes me ACR

Nga protesta e minatorëve në Bulqizë

BULQIZË-Minatorët e Bulqizës janë edhe sot në pritje të një marrëveshje me firmën ACR për plotësimin e kërkesave të tyre, për të cilat u ngujuan për ditë të tëra në grevë urie. Ata janë vendosur edhe mëngjesin e sotën në hyrje të zyrave të ACR-së, në shenjë proteste dhe qëndrojnë aty, thuajse durimhumbur për të marrë përgjigje për kërkesat e tyre.

Sipas minatorëve, sot është edhe afati I fundit për plotësimin e kërkesave, në të kundërt, ata i rikthehen grevës së urisë. Mësohet se janë gati edhe lista me 20 emrat e minatorëve të cilët do të ngujohen, nëse nuk marrin përgjigje pozitive.

Një ditë më parë, minatorët u përleshën me policinë, teksa pengonin një kamion memateriale të futej në brendësi të minierës. Si pasojë e goditje me neuroparalizues, tre minatorë humbën ndenjat hde përfunduan në spital në gjendje koma.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›