Kina mbështet Palestinën në OKB

Negociatat me Izraelin lidhur me shtetësinë e palestinezëve kanë ngrirë që prej vitit 2008. Në këto kushte, Autoriteti Palestinez do t’i kërkojë OKB-së njohjen e një “Palestine” të pavarur në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jeruzalemin Lindor, zona të zaptuara nga Izraeli në Luftën e Gjashtë Ditëve të 1976-s.
Qeveria e Netaniahut kundërshton me forcë përpjekjet e palestinezëve për anëtarësim në OKB pa një marrëveshje paqeje me Izraelin, por shumë vende nga e gjithë bota u kanë premtuar udhëheqësve palestinezë mbështetje diplomatike për këtë projekt.
Ministria e Jashtme e Kinës tha sot me anë të një deklarate se Vu Sike, i dërguari special në Lindjen e Mesme, u tha krerëve të Palestinës gjatë një takimi në Ramallah se Pekini dhe populli kinez gjithnjë e kanë mbështetur kauzën palestineze. Në deklaratë theksohet se Vu shprehu mirëkuptim, respekt dhe mbështetje ndaj përpjekjeve të palestinezëve për shtetësi.
Disa ditë më parë, ministrja e Jashtme e Spanjës shprehu gjithashtu mbështetje për një shtet të pavarur palestinez, duke thënë se takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian më 2 shtator në Poloni, do të ndikojë pozitivisht në njohjen e shtetit të ri.
“E ndiejmë se ka ardhur koha të bëjmë diçka, t’u japim palestinezëve shpresën se shteti do të bëhet realitet”, tha ministrja e Jashtme spanjolle Trinidad Himenez në një intervistë në të përditshmen “El Pais”, të publikuar të dielën.
Presidenti Mahmud Abas synon të përmirësojë statusin e palestinezëve në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, por mendohet se nuk ka gjasa që nga ky takim Palestina të marrë statusin e anëtarit me të drejta të plota.
Me shumë mundësi territoret palestineze do të bëhen shtet jo-anëtar, nga statusi i vëzhguesit që kanë aktualisht. Kjo nuk kërkon miratimin nga Këshilli i Sigurimit dhe do t’u jepte palestinezëve në OKB të njëjtin status si Vatikani.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-08-25 19:49