E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Tryeze PS-PS per veshtiresite e KESH Rozeta Rapushi



Tryeze mes pozites dhe opozites per te ndihmuar Korporaten Elektroenergjitike Shqiptare. Kete propozoi dje deputeti socialist, Andis Harasani, ish drejtor i KESH. Sipas Harasanit, KESH ndodhet ne veshtiresi financiare, sepse qeveria nuk ka parashikuar fonde ne buxhetin e shtetit per blerjen e energjise nga importi. Propozim qe sipas tij eshte nga opozita vitin e kaluar. Deputeti socialist parashikoi nje situate te keqe financiare qe sipas tij do te zgjase, ndaj ai tha se eshte e nevojshme mbledhja e menjehershme e Komisionit Ndershteteror per Energjine dhe nje tryeze pozite-opozite per te gjetur nje zgjidhje. "Mendoj qe ka nevoje urgjente te mblidhet Komisioni Ndershteteror per Energjine. Mendoj qe do te ishte e detyrueshme qe te kishte eksperte te opozites dhe te pozites, te cilet te diskutonin pa ngjyra politike se si mund te zgjidhet kjo situate. Nese KESH nuk del nga kjo krize financiare, efektet negative do te infektojne edhe ekonomine", u shpreh dje Harasani. Por sipas mazhorances, qeveria po e ndihmon shume financiarisht KESH. Deputeti demokrat, anetar i komisionit parlamentar per ekonomine, Sybi Hida, tha dje per gazeten Koha Jone se pikerisht per ti paraprire kesaj situate, qeveria ka bere marreveshje me KESH dhe po e ndihmon financiarisht. "Qeveria per ti dale prite situates energjetike, ka bere marreveshje me KESH dhe po e ndihmon nga ana financiare. Une nuk e di se cfare do te mund te diskutohej ne tryeze mes opoziten, pasi marreveshje dhe bashkepunim ka. Nese Partia Socialiste do te ndihmoje, atehere le ti bashkengjitet punes se qeverise me KESH me ekspertet e saj", u shpreh ai. Nderkohe qe Harasani e argumenton me tej kerkesen e tij dhe arsyet pse KESH eshte ne veshtiresi financiare. "Konsumi vjetor parashikohet te jete diku tek 7.2-7.5 miliarde kilovat/ore. Prodhimi nuk eshte me shume se 4 miliarde, pra kerkohen fonde per te blere 3.2 miliarde. Korporata nuk i ka keto fonde. Eshte nje detyrim qe KESH-i i ka kompanive, ne te cilat ka blere energji prej rreth 50 milione euro, pra duhet paguar ky detyrim ne menyre qe keto te vazhdojne te prodhojne. Situata ne rajon nuk eshte aspak e favorshme", shtoi deputeti socialist. Madje sipas tij, ka edhe nje vendim te qeverise bullgare per te bllokuar eksportin, pra jane rreth 1 mije mega, qe hiqen nga sistemi dhe kjo do te sjelle automatikisht rritjen e cmimit te energjise. "Mund te kete nje efekt zinxhir, i cili do te jete rrjedhoje, do te sjelle nje bllokim te pagesave per kontraktoret do te sjelle nje bllokim te pagesave per ndertuesit e rrugeve, per ata qe kane punuar ne kontrata shteterore dhe kjo mund te sjelle nje efekt negativ per bankat, per gjithe kredimarresit ne banka", vijoi argumentin socialisti.

Bode: Furnizimi me energji, i panderprere

Ministri i Financave, Ritvan Bode, siguroi pak dite me pare, se qytetareve shqiptare do t'u sigurohet nje furnizim i panderprere me energji elektrike, edhe pse vendi eshte perfshire nga kushte te veshtira atmosferike te cilat duket se nuk e premtojne nje gje te tille. Ai tha se qeveria ka vendosur perdorimin e fondeve te kontigjences per importimin e energjise elektrike dhe do te perballohet ky moment i veshtire per vendin. "Megjithese prodhimi i energjise eshte minimal, qeveria ve ne dispozicion nje fond nga kontigjencat per importimin energjise se nevojshme. Ky fond, i cili perdoret rastet e emergjencave te shkaktuara nga situata natyrore, do te sherbeje per blerjen e energjise ne 2 muajt e ardhshem", tha Bode, lidhur me nje fakt te tille.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›