E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i Ligës Arabe për Sirinë

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe pritet të takohen sot në Kajro për të diskutuar mënyrat e përfundimit të dhunës në Siri.

Takimi i ministrave vjen ndërsa dhuna po përshkallëzohet në Siri.

Të shtunën, agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se persona të armatosur kanë vrarë gjeneral Isa al-Khavli, njëri nga ushtarakët më të lartë i vrarë që kur nisën protestat në marsin e kaluar.

Të premten 28 persona janë vrarë dhe 235 janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse me makina në Alepo.

Një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që mbështeste planin e Ligës Arabe, i cili i bën thirrje Asadit që të largohet nga pushteti dhe t`ia dorëzojë atë zëvendëspresidentit, është bllokuar nga vetoja e Rusisë dhe Kinës më 4 shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›